Klosi: Gjetja e patentave të Tahirit nuk ishte rastësi…

Shqipëria

Klosi: Gjetja e patentave të Tahirit nuk ishte rastësi…

Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 23:44
Patenta i ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahirit

Gjetja e patentave të ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, në automjetin e Orest Sotës, ku gjithashtu u sekuestruan mbi 860 mijë euro nuk ishte rastësi. Kjo të paktën sipas ish-kreut të SHISH-it, Fatos Klosi.

Ky i fundit i ftuar në Oranews, tha se nuk besonte se ishte rastësi gjetja e patentave, por pa shkuar në komente të mëtejshme. “Politika e bëri punën e saj, sensibilizoi popullin dhe prokurorinë”, tha Klosi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat