Juncker ftesë Ramës për takim në dhjetor, kryeministri: Meritojmë hapjen e negociatave

Shqipëria

Juncker ftesë Ramës për takim në dhjetor, kryeministri: Meritojmë hapjen e negociatave

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 11:58
Jean-Claude Juncker

Në fillim të dhjetorit kryeministri Edi Rama do të takojë presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, pas një ftese që ka marrë personalisht prej tij. Këtë lajm kreu i qeverisë e bëri të ditur gjatë konferencës së përbashkët për mediat që pati në Tiranë me komisionerin evropian, Johannes Hahn.

Rama tha se Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm para në rrugën për tu integruar në Bashkimin Evropian, ndaj vendi ynë – sipas tij – e meriton hapjen e negociatave. E një ndër arritjet e fundit më të mëdha është nisja e procesit të Vettingut, pjesë e reformës në drejtësi që do të fusë në skaner prokurorët dhe gjyqtarët. Ahsut sikundër – sipas tij- domethënëse është edhe lufta kundër kultivimit të kanabisit. “Nuk jemi vetëm. Kemi mbështetje të qartë dhe të konsoliduar”, tha kryeministri.

“Shqipëria e ka filluar procesin e vettingut. Me komisinerin diskutuam hapat që duhet të ndërmarrin së bashku në funksion të konsolidimit të pozicionit të Shqipërisë në raport me shtetet anëtare duke vënë në tryezën e Këshillit evropian një raport solid që konfirmon vazhdimësinë e progresit të bërë.

Diskutuam për suksesin e qartë të luftës kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit. Një sukses i mishëruar në raportin analitik dalë pas monitorimit të qenësishëm të Guardia di Finanzës, dhe i konsideruar prej qeverisë shqiptare si përmbyllje e fazës së parë të një lufte që vazhdon me fazën e dytë, dhe ndamë me komisionerin ambicien tonë dhe hapat që kemi planifikuar të bëjmë përmes Task Forcës speciale për luftën kundër krimit të organizuar dhe operacionit forca e ligjit.

Sot jemi në kushtet kur nga njëra anë Shqipëria meriton të hapë negociatat, për sa nga takon, dhe nga ana tjetër, pavarësisht si procesi do të zhvillohet, ne do të vazhdojmë të konsolidojmë pozicionin tonë lidhur me këtë aspiratë.

Nga ana tjetër, jemi të inkurajuar edhe për rrjedhën e procesit të Berlinit, që tregon dobinë e tij dhe na jep mundësira të reja të ndërveprimit rajonal në funksion të modernizimit të vendit tonë

Jemi të inkurajuar edhe nga zhvillimet e fundit që po e kthejnë erën në favor të rrugëtimit tonë, duke sjellë mesazhe inkurajuare për vendet tona nga Presidenti Juncker, që me shumë kënaqësi do e takoj në fillim të dhjetorit pas ftesës së marrë ditën e djeshme”, u shpreh Rama gjatë fjalës së tij, duke bërë publike pikat kyçe të takimit me dyer të mbyllura që pati me eurokomisionerin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat