Ish-kryeministri kroat këshilltar i Ramës?! “Është kaq i mirë me mua...”

Shqipëria

Ish-kryeministri kroat këshilltar i Ramës?! “Është kaq i mirë me mua...”

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 12:19
Edi Rama

A është ish-kryeministri kroat Zoran Milanovic këshilltar i kreut të qeverisë shqiptare Edi Rama? Shefi i mazhorancës nuk e ka mohuar këtë fakt.

Gjatë konferencës që pati në Tiranë me eurokomisionetin Johannes Hahn, Rama u pyet nëse zërat që qarkullojnë se ka këshilltar ish-kryeministrin kroat, janë të vërteta apo jo.

Kryeministri ju përgjigj pyetjes së gazetarit të huaj duke thënë se ka një raport të shkëlqyer me ish-kryeministrin, Zoran Milanovic, duke e konsideruar një nga këshilluesit e tij më të mirë.

“Kroacia është e jashtëzakonshme, për ne është një shembull fantastik i mënyrës se si ta ndjekim këtë ambicie. Dhe kur bëhet fjalë për Zoranin është një mik i madh, i kam kërkuar këshillim kur ka qenë kryeministër, dhe do t’i kërkoj këshillim sa herë ta takoj, Dhe më duhet t’i them se ai është kaq i mirë me mua se asnjëherë nuk është i vonë kur jep këshillat e tij”, u shpreh kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat