Kreu i Policisë 1 orë në Prokurori, dëshmon për 863 mijë eurot e Ores Sotës

Shqipëria

Kreu i Policisë 1 orë në Prokurori, dëshmon për 863 mijë eurot e Ores Sotës

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 16:19
Prokuroria e Krimeve të Rënda

Altin Qato pritet të dalë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pas deklarimeve për arrestimin e Orest Sotës. Qato mbërriti i vetëm në Prokurori rreth orës 14:00, ndërsa takimi përfundoi në orën 15:00.

“Policia ka kryer procedurat e ligjshme” ka thënë Qato. Zhvillimet e fundit, me arrestimin e biznesmenit Ores Sota me 863 mijë euro dhe dy patenta te Tahirit ne makine ka çuar sot drejtorin e policisë së Elbasanit, Altin Qato ne nje takim me prokurorët e Krimeve të Rënda.

Burime bëjnë me dije se Altin Qato dhe prokurorët janë takuar për të koordinuar veprimet prokurorisë me policinë për hetimet. Kujtojmë se gjate arrestimit, në makinën e Sotës përpos 863 mijë eurove u sekuestrua edhe dy patenta të Saimir Tahirit.

Gjatë dëshmisë, Sota tha se shumën po e dërgonte për një pagesë tek Kurum, ndërsa patentat i kishte harruar shoferi i Tahirit, me të cilin ai kishte miqësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat