Artan Hoxha tregon detajet: Atentati sot në Ekuador i lidhur me vrasjen e…

Shqipëria

Artan Hoxha tregon detajet: Atentati sot në Ekuador i lidhur me vrasjen e…

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 21:30
Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit”, nga Ylli Rakipi, në televizionin News 24,  ka treguar disa detaje në lidhje me ngjarjen në Ekuador.

Sipas tij ngjarja e fundit ku u plagos një shqiptar ka lidhje me vrasjen që ka ndodhur në maj të këtij viti, ku humbi jetën një tjetër shqiptar. Ai tha se atentatet janë bërë në mënyrë identike.

“Edhe ngjarja e parë ka qenë në ditë të martë, ka qenë nga mbrapa, me motor. Këto ngjarje kanë të gjitha detajet njësoj kanë lidhje me njëra tjetër. Është pohuar dhe nga policia në Ekuador, por gjatë kohët kanë ndodhur dhe katër vrasje të tjera të lidhura”. Tha ndër të tjera Artan Hoxha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat