Trondit gazetari: Ju tregoj se ku investohen lekët e drogës në Shqipëri

Shqipëria

Trondit gazetari: Ju tregoj se ku investohen lekët e drogës në Shqipëri

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 21:33
Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të pa ekspozuar”, nga Ylli Rakipi, në televizionin News 24,  ka treguar se ku po investohen. Sipas tij shumë lekë që vijnë nga kokaina janë investuar, në biznese të cilat janë të fuqishme në Shqipëri. Po ashtu ai tha se  shumë para që kanë ardhur nga droga janë hedhur dhe në fushatë.

“Ndërtimi është njëri nga bazat kryesore. Kini parasysh kur kishte bum ndërtimesh në Shqipëri. Lulëzuan skafet në Vlorë lulëzoi dhe ndërtimi”, deklaroi Hoxha.

Artan Hoxha duke cituar Ministri Xhafa, deklaroi se shumë para janë investuar në media, në portale. Artan Hoxha: Ministri Xhafaj tha: Krimi ka investuar në media, në portale të cilat përpunojnë opinion publik.

“Nëse ai e ka thënë këtë gjë publikisht e ka thënë se ka diçka në dorë, por ka frikë të thotë se cila media është e financuar nga krimi pasi do dal që në atë media kanë shkuar të gjithë elitat e vendit, dhe diplomat të shumtë”, shtoi me tej gazetari.

Ndërsa në fund Artan Hoxha tha: “Ministri duhet të dal dhe të thotë qartë, të thotë kush janë mediat e financuara nga krimi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat