“Shumë shpejt do kërkohet arrestimi i një deputeti tjetër”

Shqipëria

“Shumë shpejt do kërkohet arrestimi i një deputeti tjetër”

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 21:37
Ilustrim

Prokuroria e Tiranës po heton një tjetër deputet, dhe pritet që t’i komunikohet masa e arrestit. Pas rastit të deputetit Saimir Tahiri, i cili përmendet në përgjimet e bandës së Habilajve, emri i një tjetër deputeti është përmenduar në përgjimet e një grupi kriminal.

“Ka patur aq shumë ngjarje sa nuk po arrijmë as të analizojmë si ngjarje, dhe jo më t’i thellojmë. Një deputet tjetër, funksionar i rëndësishëm i administratës shtetërore është kapur rastësish, është regjistruar, teksa po përgjohej një grup kriminal. Nuk dihet se çfarë do bëjë prokuroria me atë, dhe mbase e ka ruajtur si gur të fundit. Dhe do të kemi shumë shpejt një deputet tjetër që t’i komunikohet masa e arrestimit”, tha gazetari Hoxha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat