Kush është zyrtari i lartë në Elbasan që po hetohet?

Shqipëria

Kush është zyrtari i lartë në Elbasan që po hetohet?

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 22:32
Ilustrim

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar në studion e emisionit “Opinion” se një zyrtar i lartë  në qytetin e Elbasanit është duke u hetuar për çështje pasurie.

E pyetur nga drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu, nëse ai është një zyrtar i zgjedhur apo i emëruar, Lala ka konfirmuar se është një zyrtar i zgjedhur. Ajo tha se ky ka qene edhe fokusi i takimit qe Drejtori i Komanduar i Policise se Elbasanit, zoti Altin Qato ka pasur sot ne Prokurorine e Krimeve te Renda.

“Ne dijenine time zoti Qato ka diskutuar për një zyrtar shumë të lartë në Elbasan që  është duke u hetuar, nuk është thashethem dhe më besoni për këtë, bëhet fjalë për një zyrtar të lartë që zoti Qato me mberritjen ne Elbasan ka nisur hetimet për këtë zyrtar të lartë, i zgjedhur, është i zgjedhur, në kaudër të këtij hetimi të nisur për cështjen e pasurisë me prokurorinë e Krimeve të Renda, fokusi kryesor i takimit ka qenë ky, me pas jane analizuar edhe te dhenat per ngjarjet e tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat