Analisti: Ju tregoj provat që Rama ka pasur dijeni për çështjen “Tahiri”

Shqipëria

Analisti: Ju tregoj provat që Rama ka pasur dijeni për çështjen “Tahiri”

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 22:59
Armand Shkullakui

Gazetari Armand Shkullakui ftuar në Opinion, Tv Klan, ka kundërshtuar kolegun Mustafa Nano, që është shprehur se nuk ka prova që Rama të ketë qenë në dijeni për imlplikimin e Tahirit në çështjet e drogës.

Por Shkullaku është shprehur se ka prova dhe ja parashtron si më poshtë:

Është deklarata e Tahirit që ka shitur makinën dhe deklaratën e zyrtarit të policisë që akuzoi ministrin për bashkëpunim me trafikantët.

Kryeministri dëgjon deklaratën e zyrtarit dhe dalë publikishr e ka thënë që denoncuesi është bashkëpunëtor me trafikantët.

Ke ambasadorin amerikan që në 2015 doli dhe tha: Mos kandidoni kryetarë bashkish që kanë raporte kriminale.I rikandidoi. Pse e kishte nevojë të domosdoshme?

Kishte catë tjerë. Ky Arben Frroku doli nga burgu dhe mori pjesë në fushatën e PS në Pukë.

Kapet deputeti i mazhorancës Mark Frroku me një të kërkuar nga policia dhe policia e lejon.

Kë denoncime që banditë kanë hyrë në zyrën e kryeregjistruesit dhe e kanë kërcënuar, e madje e kanë rrahur.

Rama e ka ditur.

Duke qenë se këto fakte kanë qenë dhe ky jo vetëm ska dashur t’i dëgjojë por i ka kundërshtuar, këto janë fakte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat