Deputeti i PS, Hyseni: Vetëm 1 interpretim, mandati i Llallës mbaron në 7 Dhjetor!

Shqipëria

Deputeti i PS, Hyseni: Vetëm 1 interpretim, mandati i Llallës mbaron në 7 Dhjetor!

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 06:21
Kryeprokurori Adriatik Llalla

Deputeti i komisionit të ligjeve nga Partia Socialiste, Alket Hyseni, thotë se ligji e parashikon qartë për mandatin e prokurorit të përgjithshëm. Sipas tij, mandati mbaron në datën 7 dhjetor. Deputeti Alket Hysenit thotë se nuk ka vend për dy interpretime, pasi ligji i ndryshuar në kushtetutën e Shqipërisë nuk ka fuqi para vepruese dhe Kryeprokurori Adriatik Llalla do të ketë mandat 5 vjeçar dhe jo 7 siç parashikon ligji aktual

Hyseni: “Nuk ka ndonjë interpretim, ligji e ka te përcaktuar qartë, ligji është strikt ne ketë çështje. Le te shpresojmë qe ne ditët ne vijim do te ketë zhvillime te reja ne krijimin e Këshillit të Lart te Prokurorisë. Me krijimin e KLP do te vazhdohet me procedurat kushtetuese dhe ligjore për të zgjedhur edhe prokurorin i ri.  Nuk mund te konceptohet qe një mandat qe është i mbyllur te vazhdoj me tej”.

Ndërkohë institucioni që do të propozojë emrin për prokurorin e përgjithshëm është Këshilli i Lartë i Prokurorisë i cili aktualisht ndodhet në ngërç. Ky institucion nuk është krijuar ende pasi nuk ka kandidat nga shoqëria civile. Për Hysenin  ky është një problem lehtësisht i zgjidhshëm pasi sipas tij arsyeja se përse kanë hezituar të kandidojnë ka qenë situata politike aktuale.

Hyseni: “Kandidaturat nga shoqëria civile kane munguar ka pas një stepje ndoshta edhe për shkak te situatës politike te krijuar. Por uroj qe ne ditët ne vijim te marri fund ky ngërç”.

Një ditë para mbledhjes për herë të parë të komisionit të reformës zgjedhore, Hyseni shprehet se uron që opozita të mos sillet si një çetë por të veprojë në interes të qytetarëve

Hyseni: “Opozita nuk mund te sillet si një çetë qe nuk mund te zgjidh problemet e saja te brendshme, pasi ka një mision te caktuar. Është një mision shume i rëndësishëm ku ka detyrime kushtetuese. jemi ne pritje qe pala tjetër ti qëndroj asaj qe ka thëne dhe ka kërkuar n një reforme një rregullim te ri te rregullave te lojës për te dyja palët. Besoj qe edhe ata do tejkalojnë problemet qe kane mes vete dhe do te bashkëpunojnë për te bere reformën zgjedhore”.

Të premten në orën 11 pritet që të mblidhet për herë të parë komisioni i reformës zgjedhore. Seanca e parë do të drejtohet nga kryetari i kuvendit gramor Ruçi. Ndërkohë kohëzgjatja e këtij komisioni është 6 muaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat