Detajet/ Ndalimi i gjyqtarit të Apelit, çfarë iu gjet nga kontrolli në banesë

Shqipëria

Detajet/ Ndalimi i gjyqtarit të Apelit, çfarë iu gjet nga kontrolli në banesë

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 11:07
Shkelqim Miri

Zbulohen detaje per kontrollin ne banese te gjyqtarit te Apelit, Shkelqim Miri. Policia e Shtetit ne reagimin e pare zyrtar lidhur me ndalimin e tij ka dhene detaje per kontrollin qe iu be gjyqtarit ne banese.  

“Në kontrollin e banesës me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, të kryer nga strukturat e Hetimit të Korrupsinit në Policinë e Shtetit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 174,810 euro; 10,149,000 lekë dhe 1,000 dollarë”-njofton policia.

Pas kontrollit të banese gjyqtari u ndalua nga policia dhe aktualisht mbahet në qeli. Mesohet se Prokuroria e Përgjithshme ka njoftuar KLD për rastin dhe pritet që të vendoset nëse do të jepet apo jo autorizimi për arrestin e gjyqtarit.

Ai që prej vitit 2010 është gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Tiranës, që kur u transferua nga Gjykata e Apelit të Durrësit. Burime të rezervuara nga Prokuroria e Përgjithshme thanë se ndaj Mirit ka nisur një hetim prej gati një viti.

Dje në banesën e tij është kryer një kontroll, me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

HETIMI
Një rreth i ngushtë prokurorësh dhe oficerësh të Policisë Gjyqësore kanë qenë në dijeni ditën e djeshme për kontrollin që u krye në banesën e gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Shkëlqim Miri.

Burime të rezervuara nga organi qendror i akuzës thanë dje se nuk është një kontroll rutinë, por në zbatim të një procesi hetimor që ka nisur prej afro një viti. Kontrolli i djeshëm ka qenë i befasishëm, në mënyrë që të mos i jepej asnjë mundësi subjektit nën hetim, që të manovronte, apo të fshihte provat.

Përballë këtij fakti, në rast se ndaj tij nuk do të ngrihet akuzë tjetër, gjyqtari akuzohet për fshehje të të ardhurave, që përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat