Moisiu rrëzon kërkesën e PD dhe LSI: Meta nuk mund ta deklasifikojë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë

Shqipëria

Moisiu rrëzon kërkesën e PD dhe LSI: Meta nuk mund ta deklasifikojë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 12:09
Ish-Presidenti Republikës, Alfred Moisiu

Ish-Presidenti Republikës, Alfred Moisiu ka komentuar kërkesën që PD dhe LSI, i dërguan presidentit për të deklasifikuar një mbledhje të Komisionit të Sigurisë, zhvilluar në vitin 2016.

Në një prononcim për “sot”, ish-Presidenti theksoi se për të deklasifikuar informacion të tilla ka rregulla të caktuara dhe se nuk mund të dalë një informacion i tillë vetëm për shkak të një kërkese të drejtuar nga disa deputetë.

“Në përgjithësi ka rregulla. Ka afate të caktuara për deklasifikimin e informacionit.

Çdo informacion deklasifikohet vetëm po ta kërkojë një komision ose nëse e kërkon drejtësia deklasifikohet.

Deklasifikimi i informacioneve të Shërbimeve Sekrete bëhet me rregulla të caktuara pasi duhet të ngrihet një komision në fillim.

Dhe kjo ka një afat të caktuar kohor. Kjo sipas njohurisë time. Nuk mund të bëhet fushatë me të tilla informacione”, u shpreh ish-Presidenti Republikës Alfred Moisiu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat