Luan Rama mbi ambasadorin e OSBE: U ngrit nga vendi si ushtar i Gramozit

Shqipëria

Luan Rama mbi ambasadorin e OSBE: U ngrit nga vendi si ushtar i Gramozit

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 14:43
Deputeti i LSI, Luan Rama

Deputeti i LSI, Luan Rama foli me tone të ashpra pas mbledhjes së parë të Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Ai u shpreh se nuk e kuptoi nxitimin e Kryetarit Gramoz Ruçi për ta mbyllur mbledhjen sapo mbaruan fjalën PS dhe PD: “Nuk kuptova në asnjë mënyrë pse Kryetari i Kuvendit nuk lejoi askënd të shprehte vullnetin. Mirë përfaqësuesit e PS-së që u ngritën si ushtarë dhe ikën pas kryetarit, por edhe disa përfaqësues të huaj u ngritën si ushtarë. Le ta quajmë këtë si incident. Dua t’u bëj thirrje të gjithë anëtarëve të Reformës zgjedhore të kuptojnë domosdshmërinë e saj.

Për shkak të vullnetit të atyre forcave politike që sot bëjnë modelin, Reforma do të jetë e dështuar. Unë dhe kolegu Nasip Naço jemi në komisionin e Reformës Zgjedhore si bashkëpunues dhe mbrojtës të standarteve të zgjedhjeve dhe ftoj ambasadorin e OSBE/ODIHR të mos ngrihet si ushtar i Gramozit, por si partner i rëndësishëm.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat