Basha-Ramës: Autokrat i zhytur në korrupsion, drogë dhe krim

Shqipëria

Basha-Ramës: Autokrat i zhytur në korrupsion, drogë dhe krim

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 15:13
Lulzim Basha

Akuzave në distancë për debatin mbi mediat dhe gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka kthyer sërish përgjigje kryeministrit Edi Rama.

Nëpërmjet një statusi në faqen e tij të “Facebook”-ut, lideri i opozitës theksoi se Rama është censurues i dobët dhe shtrembëron qëndrimet e tij.

Reagimi i Lulzim Bashës:

Edi Rama si nje censurues i dobët shtrembëron qëndrimet e mija për mediat. Nuk ka dhe nuk ka për të patur kurrë sulm timin kundër gazetarëve. Ka patur dhe do të ketë kritika për ata pronarë që nuk lejojnë gazetarët të raportojnë te vërtetën.

Nga publicisti i dikurshëm Edi Rama nuk ka mbetur asgjë. Ai tani është një autokrat i zhytur në korrupsion, drogë dhe krim, që sulmon gazetarët dhe mbron e promovon kriminelët. Vreri dhe urrejtja që ai nxjerr përditë kundër gazetarëve, bën kontrast jo vetëm me pazaret dhe favoret për disa nga pronarët e medias, por në vecanti me mbrojtjen dhe kujdesin që shpreh me fjalë e me vepra për Roshët dhe Tahirët me shokë.

Krimi, korrupsioni dhe kapja e shtetit janë problemet që po e shkatërrojnë Shqipërinë. Gazetarët që ngrenë zërin kundër tyre dhe i kërkojnë llogari kryeministrit, i shërbejnë njerëzve dhe të ardhmes së vendit. Zëri i tyre duhet mbrojtur, zërit të tyre duhet t’i bashkojmë zërat tanë për të denoncuar dhe ndalur të keqen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat