Niset me traget nga Durrësi për në Itali, zhduket pa gjurmë avokati shqiptar

Shqipëria

Niset me traget nga Durrësi për në Itali, zhduket pa gjurmë avokati shqiptar

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 17:56
Ilustrim

Duhet të bashkohej me bashkëshorten e tij në Macerata të Italisë, por u zhduk pa asnjë gjurmë. Kështu e nis media italiane Il messaggero.it historinë e avokatit shqiptar, Besnik Muço, 54 vjeç i cili rezulton i zhdukur që nga 2 nëntori.

Denoncimin në policinë italiane e ka bërë bashkëshortja e avokatit, Rajmonda Muço, sipas të cilës, më 2 nëntor bashkëshorti i saj ishte nisur nga Durrësi me një traget të linjës Adria, por nuk kishte mbërritur asnjëherë në portin italian, duke u zhdukur pa asnjë gjurmë.

Sipas medias italiane, të afërmit, miqtë dhe kolegët e 54-vjeçarit në Shqipëri nuk kishin asnjë informacion për vendndodhjen e tij.

Në këto kushte, bashkëshortja e tij ka bërë një denoncim  në policinë italiane, të cilët po hetojnë lëvizjet dhe kontaktet e fundit të avokatit shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat