Nuk lejonte bashkëshortin që të shihte fëmijët pas divorcit, ja si e pëson 43-vjeçarja

Shqipëria

Nuk lejonte bashkëshortin që të shihte fëmijët pas divorcit, ja si e pëson 43-vjeçarja

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 18:56
Ilustrim

Një grua e moshës 43 vjeçe ka marrë urdhër mbrojtje, pasi ish-bashkëshorti e ka kërcënuar. Ajo kishte disa kohë që ishte ndarë dhe nuk lejonte fëmijët që të takoheshin me babain e tyre, duke qenë dhe në kundërshtim me gjykatën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.M, vjeç 43, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, nuk lejon të takoj dy fëmijët e mitur si dhe në rrjetet sociale, ka kanosur me fjalë ish-bashkëshorten O.M, vjeç 38, banuese në Tiranë, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Nenet 321 e 84 të Kodit Penal

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat