Rama: Taksa e biznesit të vogël në 2013 ishte 10 %, tani është zero

Shqipëria

Rama: Taksa e biznesit të vogël në 2013 ishte 10 %, tani është zero

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 23:11
Edi Rama

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ironizon publikimet e pavërteta në media lidhur me rritjen e taksave të biznesit të vogël, duke deklaruar se taksa e biznesit të vogël ishte 10% në 2013, tani është zero.

Në statusin e tij kryeministri Rama ka postuar një poster të titulluar “Fakt jo Kazan”, ku theksuar se taksa e biznesit të vogël është zero, ndërsa në vitin 2013 ishte 10%.

“NATËN E MIRË “Fakt jo Kazan”-Kazani: Taksa janë rritur. Fakti: Taksat e biznesit të vogël ishin 10% deri në vitin 2013. Sot janë zero. Beso dhe kontrollo: Pyet në një dyqan afër shtëpisë!”, shkruan Rama në posterin grafik të publikuar në statusin e tij social Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat