Nis punën Komisioni i Reforomës Zgjedhore

Shqipëria

Nis punën Komisioni i Reforomës Zgjedhore

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 23:27
ilustrim

Sot ka nisur punën Komisioni i Reformës Zgjedhore. Fjalën hapëse të këtij Komisioni e bëri kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili vlerësoi konsensusin për krijimin e këtij komisioni. 

Më pas fjalën e morën Oerd Bylykbashi dhe Bledi Çuçi.

Bylykbashi: Më së fundi po fillojmë reformën zgjedhore. Është për të ardhur keq që ne sot jemi këtu për të trajtuar 3 raporte të OSBE. Është e papranueshme që në një legjislaturë të plotë shekli angazhimet ndërkonmbëtarë të Shqipërisë

Për herë të parë që nga viti 2001 dhe kjo nuk është në nderin e këtij parlamenti OSBE ODIHR kërkon ngritjen e një komisionit për reformën zgjedhore. Vullenti politik është themeli për reformën zgjedhore. Ka vullnet bëhet, nuk ka nuk bëhet.

Të luftohet shitblerja e votës, sepse OSBE e ka parë me fakte si zgjedhjet janë blerë me paratë e krimit dhe drogës. Përdorimi i abuziv i shtetit për të ushtruar presion mbi zgjedhjet ka detyruar OSBE ODIHR të nxjerrë këtë raport.

Mazhoranca ka bërë atë që dihet nga të gjithë shqiptarët. Ka legjitimitetin e vet mbi shit-blerjen e votës për të bërë presion mbi zgjedhësit, këto i thotë OSBE ODIHR.

Ne sot jemi këtu sebashku, sepse nëse nuk rregullohen standardet e zgjedhjeve shqiptarët nuk do të kenë një qeveri legjitime.

Do të kemi kohën për të diskutuar për votimin elektronik, që mos blihet vota, mos manipulohet votimi. Pra një sistem votimi elektronik përtej duarve të 40 mijë komisionerëve politik. Kjo duhet të jetë kryefjalë.

Votimi i emigrantëve nuk do të jetë i sukseshëm nëse nuk vendosim standartin sot këtu. Është qesharake votimi me postë.

Ju keni detyrimin ti qëndroni reformës zgjedhore

Çuçi; Mazhoranca i ofroi parazgjedhjevëe gjymsën e qeverisë, atë gjysmën që lidhet me administrin e zgjedhjeve si dhe id ha kryetarin e KQZ. Më shumë se kaq, ne nuk mund të bënim, sepse i binte që ne ta dorëzonim qeverisjen në letër gjë që edhe për kolegët e opozitës tingëllon absurde.

Mazhoranca këtë vullnet të shqiptarëve e lexon me shumë përgjegjshmëri. Me të njëjtën përgjegjësi që ne ngritën Komisionin për Reformën Zgjedhore për të ngritur rekomandimet e 2013-2015 pasi ishte opozita që e bojkotoi, sigurisht që ne padiskutim që në Komisionin e ri që fatmirësisht po e ngremë me fillimin e legjislaturës duke na lënë kohë për të marrë vendimet e duhura, do adresojmë edhe detyrimet e mbetura nga rekomandimet e ODIHR për zgjedhjet e 2013 dhe 2015. Tek rekomandimet e 2015, partnerët kanë folur qartë kur kanë thënë se ishin zgjedhjet më të qeta të mbajtura ndonjëherë dhe pavarësisht nga problemet e shumta ato nuk cënojnë legjitimitetin e dalë nga këto zgjedhje. Më qartë se kaq nuk kanë folur ndonjëherë.

Nuk është vendi tju kujtoj këtu që po në këtë raport të ODIHR, i vemit ilustrim për blerjen e votës vjen nga opozita.

Duke shprehur vullnetin e qartë të PS për adresimin e të gjitha problemeve që lidhen me zgjedhjet. Ne kemi thënë që nuk do fokusohemi vetëm nga raporti i OSBE/ODIHR, por edhe shqetësimet që kanë forcat politke, shoqëria civile etj.

Duke thënë këtë, po ju them se PS ulet në tryezë pa asnjë paragjykim, nuk kemi asnjë parakusht. Edhe cështjen e aplikmit të teknologjisë duhet ta zgjidhim, ta diskutojmë dhe nëse është e mundur absolutisht ta aplikojmë. Por të bëjmë nje diagnozë për çdo problem që do ngremë.

Në këtë tyrezë do ju ftoja të fillonim diskutimet duke u nisur apo duke mos u nisur nga paragjykime apo parakushte që nisen nga një adresim apo një tjetër.

Primare mbeten ato që lidhen me rekomandimet e ODIHR, por ne kemi zgjeruar objektin e këtij komisioni që të diksutojmë probelmin që lidhet qoftë me sistemin qoftë me procesin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat