Bisedimet në Kretë mes Shqipërisë e Greqisë, kokë më kokë mbi harta

Shqipëria

Bisedimet në Kretë mes Shqipërisë e Greqisë, kokë më kokë mbi harta

Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 09:15
Ilustrim

Nisin sot sërish negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë për zgjidhjen e problemeve mes dy vendeve.

Sot prioritet që të diskutohen çështjet sensitive. Dje Përfundoi gjatë orëve të vona të mbrëmjes së dita e parë e bisedimeve. Për më shumë se 14 orë diskutime në ditën e parë të negociatave intensive mes ministrave Kotzias dhe Bushati në Kretë.

Më shumë se 300 faqe material nga arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe i arkivit të shtetit pjesë e dosjes së shqiptarëve, mes dokumenteve historike dhe hartave të të gjitha natyrave dhe shkallëve dhe një ekspertizë shteruese në tavolinë, duket se pala shqiptare e ka marrë më shumë se seriozisht takimin e Kretës.

Këtë herë ku palët për herë të parë po diskutojnë çdo pikë në detaje, për ato që quhen çështje të reja dhe historike mes dy vendeve.

Burime të larta diplomatike greke i thanë Top Channel se në tryezën e bisedimeve janë hedhur të gjitha temat dhe ditët në vazhdim priten rezultatet konktrete. Gjatë mbrëmjes diskutimet u spostuan në një restorant, ku dy delegacionet kanë patur një darkë pune.

Gjatë paradites së të shtunës pritet të diskutohen edhe temat e tjera të mbetura, siç është ligji i luftës dhe zonat e minoritetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat