BSH: Potenciali ekonomik rritet nga 3.2% në 3.5%

Shqipëria

BSH: Potenciali ekonomik rritet nga 3.2% në 3.5%

Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 09:21
Banka shqiptare

Bankat kanë likujditet të financojnë projektet strategjike të Partneritet Publik-Privat (PPP), por vetëm pasi të kenë bërë vlerësimin e riskut që mbart projekti.

Ekspertë të Bankës së Shqipërisë shpjeguan sot për mediat se, korporatat po shtojnë kërkesat për kredi, në kushtet kur ekonomia po rritet me shpejtësi, për të kapur potencialet si efekt i akumulimit të stokut të kapitalit

Gjatë prezantimit të deklaratës së politikës monetare për tremujorin e tretë, ekspertët bankar u shprehën se potenciali ekonomik është rritur nga 3.2% në 3.5%.

Raporti i politikës monetare thekson se, aktiviteti ekonomik në vend është përmirësuar, i ndikuar nga një ambient i jashtëm i favorshëm, nga përmirësimi i besimit të agjentëve ekonomikë, nga rritja e punësimit si dhe nga kushte më të mira financimi në vend.

Nga ana tjetër, presionet inflacioniste janë të zbehta dhe inflacioni shënoi rënie.

Raporti citon se, kushtet e financimit mbeten të favorshme dhe standardet e kreditimit po vijnë drejt lehtësimit. Kjo ecuri është reflektim i politikës monetare lehtësuese së Bankës së Shqipërisë. Niveli minimal i normës bazë të interesit, furnizimi i tregut me likuiditetin e nevojshëm , si dhe komunikimi i kursit të ardhshëm të politikës monetare, kanë ulur normat e interesit dhe primet e rrezikut në tregjet financiare. Ndërkohë qe aspekt pozitiv i tremujorit të tretë ishte rritja e kërkesës për kredi, veçanërisht në segmentin e korporatave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat