‘Mos m’u bëni si vlonjatët’, porositë e Ramës: Mos fusni mik, shkruani ‘më doli një gogol te Hipoteka’

Shqipëria

‘Mos m’u bëni si vlonjatët’, porositë e Ramës: Mos fusni mik, shkruani ‘më doli një gogol te Hipoteka’

Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 10:52
Edi Rama

Nuk kane munguar batutat dhe porosite e kreut te qeverisë nga Dibra, në një dëgjesë me qytetarët për buxhetin 2018. Ai premtoi perfundimin e Rruges se Arberit, dhenien falas te librave per femijet me kush qe te kthehen mbrapsh dhe u kerkoi banoreve te behen te duruar, pasi qeveria nuk ka thes qe e hap dhe nxjerr parate.

“Dje patëm një darkë të këndshme me kryetarët e bashkive të qarkut Dibër, dhe ishte kënaqësi e madhe që diskutuam për problemet e njerëzve. Me kryetarët e bashkive që vijnë nga PD dhe ata që janë nga PS, për problemet e njerëzve. Ramë dakord për disa çështje. Do vazhdojmë investimet e nisura për bashkinë e Klosit, që u bë emblema e xhepit fals.

Dje folëm edhe për puset e famshme dhe qartësisht dua ta përsëris se qeveria në bashkëpunim me bashkitë është e vendosur ta çojë deri në fund reformën për ujin dhe reformën kundër vjedhjes së tyre. Nuk bëhet fjalë për taksë pusesh, nuk bëhet fjalë për puset familjare. Kur themi puse, ka puse industriale. Ka fabrika uji që marrin ujë masivisht nga nëntoka.

Nuk bëhet llaf për të vendosur taksë. Taksa është e tepër, por tarifë. Në problemin e kemi ujin e pijshëm. Shko e bëj pus në Gjermani apo Itali, po të nxjerrin ty zgupthi e të çojnë në polici. Ne jemi vendi i dytë më i pasur në Evropë, pas Norvegjisë. Kush merr ujë në lidhje të paligjshme, duhet të shkojë të bëjë lidhjen. Kodi penal e ka të shkruar qartësisht se kush vjedh ujë; vjedh. Kush vjedh drita; vjedh.

Rama kerko durim nga banoret, te mos harxhojne para per te futur miq per zgjidhjen e problemeve por te behen pjese e platformes se bashkeqeverisjes per te gjitha problemet qe kane.

“Mos m’u bëni si vlonjatët, qe sa u thua dicka, pa arritur une ne Tirane te shkruajne, he ku e ke. Mos fusni mik, por merrni telefonin aty dhe shkruani ‘më doli një gogol te Hipoteka’ dhe e zgjidhim”- tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat