Deputetët e LSI - Ramës: E ke të vështirë të flasësh me burra e gra dibranë

Shqipëria

Deputetët e LSI - Ramës: E ke të vështirë të flasësh me burra e gra dibranë

Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 12:09
Dibër

Në ditën e dytë të vizitës së tij në Dibër, aty dhe u mbajt mbledhja e qeverisë, kreu i qeverisë Edi Rama ka bërë sot një bashkëbisedim me banorët e qytetit verior.

Teksa ka premtuar përfundimin e rrugës së Arbrit dhe ka lëshuar akuzua mbi opozitën për mashtrimet elektorale që ka bërë për këtë zonë, Rama ka marrë edhe dy reagime nga deputetët e LSI-së.

“Të flasësh me burra në Dibër ka rregulla që Ti e ke të vështirë t’ja dalësh.....!!! Vazhdo me jufkat më mirë....shpresojmë që të kesh dhe valë në celular, ta transmetosh direkt...”, shkruan Përparim Spahiu, deputeti i LSI- për qarkun e Dibrës.

Po ashtu një reagim e ka bërë edhe kreu i grupit parlamentar, Petrit Vasili.

Reagimi i Vasilit

Shkollëpaku ngatërron gratë e mençura të Dibrës me gratë e qeverisë.

Në Dibër papunësia dhe varfëria janë shumë të rënda.

Halle të medha rëndojnë mbi dibranët.

Ate qe kishin mangut nga hallet e shumta ishte humori i shpifur i shkollepakut kryeminister.

Ky ne buxhetin qe ka prurë ne Kuvend s'ka asgje per Dibren dhe dibranet.

Po, shume droge dhe kriminele i ka bere peshqesh Dibres dhe dibraneve.

Sa per grate e Dibres dihet boterisht zgjuaresia e tyre dhe ato qeshin shume mbi zë e nën zë me kete te rrjedhur.

Mbase ky shkollepakti i ngaterron grate e mencura te Dibres me grate e tij te qeverise, qe qeshin edhe pa folur ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat