Rruga e Arbrit/ Rama jep detajet e projektit të ri

Shqipëria

Rruga e Arbrit/ Rama jep detajet e projektit të ri

Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 13:23
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje për projektin e ri të Rrugës së Arbrit, rrugën e ëndrrave shumëvjeçare, duke mos lënë pa shigjetur paraardhënin e tij, për ato që i ka quajtur mashtrime për rrugët e lëna rrugëve.

Ai ka treguar me detaje se pse nuk ishte i pranueshëm projekti i parë dhe se çfarë u preferuar projekti i ri që është jo vetëm më ekonomik, por favorizon më shumë zona.

“Projekti i parë që në fillim jashtë standardit të BE  dhe me kërcënim për sigurinë e njerëzve, nëse ne do kishim ecur me atë projekt që ishte shumë  shtrenjtë, ne nuk do ta mbaronim, edhe një rrugë që do mbetej rrugëve, 1,1 km për të bërë lidhjen me Tiranën dhe 9 km për të shkuar në Bllacë, që sot janë të përfshira në projektin e ri. Ne nuk do ndërhynim dot në 15 km të lëna rrugëve dhe nuk kanë as shtresa, as mbrojtje skarpatesh as sinjalistikë, pra do ishte, po dole në fund dole, duke vazhduar në një segment me gropa e me rreziqe, nuk ishte parashikuar degëzimi i Klosit që do të bënte që Klosi dhe Burreli të mos kishin akses, për vetëm 3,1 km. Nuk do të bënim dot, rindërtimin e Maqellarë-Bllacë, që do e bëjmë sot, vlera e këtij projekti me gjysmën e km që do ndërtohen sot ishte më e madhe se vlera e këtij projekti që është dyfishi i km dhe që i jep mundësi jo vetëm Bulqizës apo Peshkopisë, por edhe klosit dhe Burrelit që të shkurtojnë distancën, janë 90 km në një shteg për të shkuar nga Burreli në Tiranë, do bëhen 50,  dhe koha do jetë shumë më e shpejtë”- tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat