Basha zbulon të shkuarën e errët të policit të arrestuar mes 1.5 ton kanabis

Shqipëria

Basha zbulon të shkuarën e errët të policit të arrestuar mes 1.5 ton kanabis

Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 15:41
Ilustrim

Efektivi i policisë që u arrestua në Velipojë gjatë operacionit që zbuloi 1.5 ton drogë, sipas liderit deokrat Lulzim Basha ka qenë i dënuar për trafik droge në Itali.

E megjithatë, ai mbante detyrë në Kufirin e Tiranës, derisa u arrestua në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vilu të Velipojës, në Shkodër, bashkë me 4 persona të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.

“Rama-Tahiri-Xhafa e kanë mbushur policinë me trafikantë drogë.

Burime të sigurta informojnë se:

“Prel Enriko Zyla ka qenë i dënuar për trafik dhe shpërndarje droge në Romë, Itali, dhe ka vuajtur dënimin në burgun e Rebibbias. Partnerët e kanë ngritur disa herë këtë cështje, por personi ashtu si shumë të inkriminuar të tjerë në Polici mbrohej nga HABILAJT në kohën e TAHIRIT dhe pas ardhjes së FATMIR XHAFËS kaloi nën mbrojtjen dhe shërbimin e vëllait të XHAFËS, AGRONIT”, - bën të ditur kryetari i Partisë Demokratike Lulaizm Basha, duke impblikur këtu, ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe kushërinjtë e tij trafikant droge, Habilajt, por edhe vëllain e ministrit aktual, Fatmir Xhafës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat