Rama: Nga salla e Mbretit Zog, ju sigurojmë se do u shërbejmë më mirë

Shqipëria

Rama: Nga salla e Mbretit Zog, ju sigurojmë se do u shërbejmë më mirë

Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 19:36
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në rrethin e Matit dhe nga Pallati i Kulturës tha se një nga hallet më të mëdha të qytetarëve sot janë parazitët në administratë.

Ai njoftoi edhe njëherë largime nga puna për të gjithë ata punonjës që nuk u shërbejnë qytetarëve. Gjithë fjalimi i tij ishte në funksion të spastrimeve që me gjasë do vazhdojnë në zyrat e shtetit por dhe në funksion të një platforme online që ka hedhur qeveria për ‘Bashkëqeverisjen me qytetarët’. Pra ankesat nga populli tani nuk bëhen më me letra por online në aplikacionin http://shqiperiaqeduam.al/

Rama nuk la pa permendur as Mbretin Zog në fjalimin e tij në Mat, duke thënë se “nga salla e Zogut ju sigurojmë se tashmë qytetarëve do u shërbejmë më mirë”.

“Një nga hallet më të mëdha në këtë vend është se po ç’e se nuk ndesh në njeriun e duhur në zyrën ku troket je në det të hapur. Ne po punojmë cdo ditë për ta luftuar dhe zmbrapsur, pasi kemi një fenomen të trashëguar të administratës, ku ka shumë parazitë, grabitqarë, njerëz që i shohin qytetarët nga xhepi dhe s’ua kërcet fare kush është përballë. Ne duam të largojmë ata që janë bërë morra për qytetarët”, tha Kryeministri./Opinion.al

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat