Do të fillojë të zbatohet nga 1 prilli i vitit të ardhshëm ndryshimi i regjimit të TVSH-së për biznesin e vogël. Duke zbatuar Nenin 117 të ligjit për TVSH-në, që autorizon Këshillin e Ministrave të vendosë pragun minimal të xhiros së bizneseve të përfshirë në këtë sistem, në mbledhjen e fundit të qeverisë, që u zhvillua në Peshkopi, është vendosur që ky prag do të ulet përfundimisht, nga 5 milionë lekë xhiro vjetore, në vetëm 2 milionë lekë xhiro.
Në këtë mënyrë, do të jenë shumë të paktë ato subjekte, të cilët do të operojnë pa fatura TVSH-jë, pas tremujorit të parë të vitit 2018.