Deputeti i PD ironizon Ramën: Je perlë, hyn në Guiness si Kryeministri...

Shqipëria

Deputeti i PD ironizon Ramën: Je perlë, hyn në Guiness si Kryeministri...

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 11:46
Bylykbashi shkruan se nga premtimi në realitet është një det i tërë, ndërsa shton se të vetmen gjë që kryeministri ka bërë realitet janë tolenatat me drogë.

Qeveria ka publikuar një video mbi projektin e rrugës së Arbrit, që ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.  Shumë prej komenteve ironizojnë kryeministrin Edi Rama. Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi përmes një komenti në rrjetet sociale shkruan se Rama hyn në Guiness si kryeministri që luan me Nintendo. Referuar videos së publikuar, Bylykbashi shkruan se nga premtimi në realitet është një det i tërë, ndërsa shton se të vetmen gjë që kryeministri ka bërë realitet janë tolenatat me drogë.

“Edi Rama është perle! Hyn në Guinness si Kryeministër që luan me Nintendo.‎

‎Ka dalë në podium dhe po kënaq njerëzit me videogame për Rrugën e Arbrit. ‎Ka filluar të luajë me Nintendo dhe i duket se qeveris. Sheh njeriu në ekran se sa shpejt ecet te kjo Rruga Elektronike e Arbrit dhe i vjen të lidhë rripin e sigurimit në kolltuk të shtëpisë. Ku i dihet, ka bërë shtet Rama e të vë gjobë!

Madje titulli i videogame është: Rruga e Arbërit - nga premtimi në realitet. ‎

Sicc qeveris Rama, nga premtimi në realitet, është në mes një det.‎

P.S.: Një gjë është e sigurtë, tonelatat e drogës vazhdojnë e kapen. Ato të pakten i ka bërë realitet”, shkruan Bylykbashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat