Balla: Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri, shkeli ligjin, kërkojmë shkarkimin e tij

Shqipëria

Balla: Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri, shkeli ligjin, kërkojmë shkarkimin e tij

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 13:10
Taulant Balla

Asnjë funksionar publik që shkel ligjin nuk mund të vazhdojë më të qëndrojë në atë detyrë, ka deklaruar sot kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, duke i kërkuar Kuvendit të Shqipërisë që menjëherë të fillojë procedurat për shkarkimin e kryetarit te KQZ-se, Klement Zguri.

Në statusin e tij social Facebook, Balla në vijim shprehet: “Është detyrimi i Kuvendit të Shqipërisë që menjëherë të fillojë procedurat për shkarkimin e zotit Klement Zguri nga detyra e Kryetarit të KQZ, për shkelje të rëndë të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Më tej Balla shprehet: “Gjatë këtyre ditëve, mbarë opinioni publik është njohur me faktin se edhe pse Prokuroria dhe Gjykata italiane i kanë konfirmuar Prokurorisë Shqiptare dhe KQZ dënimin me dy vite burg “Për vjedhje”…” të Agron Faslli Kapllanaj, me funksion kryetar i Bashkisë Mallakastër, i zgjedhur me mbështetjen e Partisë Demokratike dhe për pasojë “përfshihet në fushën e ndalimit të parashikuar nga neni nenin 2, pika 1, gërma c) të ligjit 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

“Mbarë opinioni publik u njoh edhe me faktin se Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, me paramendim vendosi të fshehë dhe të arkivojë pa e shqyrtuar në KQZ vendimin e Prokurorisë së Përgjithshme për subjektin deklarues Agron Faslli Kapllanaj”, shton Balla.

Balla thekson se “Jemi në kushtet kur është mëse e qartë se Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, ka kryer shkelje të rënda të ligjit dhe përmes veprimeve e mosveprimeve të tij i shtyu sa mundi jetën politike një të zgjedhuri lokal me rekorde të rënda kriminale, vetëm e vetëm sepse është i të njëjtit krah politik me të dhe i ndikuar nga urdhërat politike. Shembull konkret dhe i patolerueshëm i njëanshmërisë së verbër politike dhe mungesës së profesionalizmit”.

Po ahtu Balla rithekson se “Vlerësimi individual që Klement Zguri i ka bërë çështjes në fjalë nga pozita e drejtuesit të KQZ është shkelje e hapur e ligjit nga ana e tij”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat