Gjyshja nga Burreli që bëri Ramën “të flasë me vete” bëhet fenomen: Më dëgjo me vëmendje…!

Shqipëria

Gjyshja nga Burreli që bëri Ramën “të flasë me vete” bëhet fenomen: Më dëgjo me vëmendje…!

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 13:40
Në dëgjesën publike që Rama bëri dje në Burrel, kjo zonjë rreth të 80-ave, rrëmbeu mikrofonin dhe i tha Ramës shqetësimet me të cilat haset përditë.

Kjo grua në moshë është bërë hit në rrjet për shkak të përballjes që bëri dje me kryeministrin Edi Rama, të cilit i kërkoi llogari përse Burreli, edhe pse një qytet me resurse të mëdha natyrore, është më i varfri në Shqipëri.

Në dëgjesën publike që Rama bëri dje në Burrel, kjo zonjë rreth të 80-ave, rrëmbeu mikrofonin dhe i tha Ramës shqetësimet me të cilat haset përditë.

“Ne në qytetin e Burrelit, gjithë këtë pasuri që kemi ne, minierat, kromin, gjithçka dhe qyteti i Burrelit është më i varfri i gjithë veriut. Kromi jonë shkon në Tiranë, shkon në Turqi, shkon në Kinë, gjithandej dhe rrugët tona janë shtrembashtremba. Unë flas i nënë e vjetër dhe pensioniste. Kam punuar 38 vjet ndaj më vjen shumë keq për qytetin e Burrelit, sepse ka qenë qyteti më i mirë në të gjithë zonën e veriut. Qytet lulesh, qytet mollësh”, tha ajo.

E duke folur për reformën e ujit, zonja e moshuar deklaroi se Marksi dhe Engelsi (duke nënkuptuar ideologjitë dhe doktrinat e tyre), i kanë marrë dynymë të tëra toke për të ndërtuar hidrocentralin në Ulëz, por që deri më sot askush nuk e kishte kompensuar.

Sakaq zonja e moshuar shton se në vitin 2014 nuk kishte pasur mundësi të paguante energjinë elektrike dhe për këtë ishte kërcënuar, si shumë shqiptarë të tjerë, se do ta fusnin në burg.

“Në ujin e kemi vet. Hidrocentrali i Burrelit mua më ka zënë 300 dynym tokë në Ulëz, ndërsa unë kam në 2014 drita pa paguar dhe ti thua do të fus në burg. Për atë pronën atje, mua s’më ka dhënë askush asnjë qindarkë. S’jam e zonja ta paguaj kurrë 2014-ën”, tha ajo

“Nuk të kam njohur përpara se të siguroj që do ishe deputete. Ky është faji i partisë që nuk na prezanton me oratorët e vërtetë të komunitetit”, ju përgjigj kryeministri duke i sqaruar se nuk futet njeri në burg se nuk paguan dritar, por vetëm ata që vjedhin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat