Burg për gjyqtarin Shkëlqim Miri

Shqipëria

Burg për gjyqtarin Shkëlqim Miri

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 14:09
Shkëlqim Miri

Gjykata e Krimeve të Rënda dha masën e sigurisë arrest me burg ndaj gjyqtarit të Apelit, Shkëlqim Miri, i cili u arrestua të premten.

Shkëlqim Miri u ndalua për dyshimet e korrupsionit, ndërsa në banesën e tij u sekuestruan gjatë kontrollit me vendim gjykate 174 mijë eurë, mbi 10 milionë lekë dhe 1 mijë dollarë.

Hetimet për të kishin nisur në janar 2017, pas informacioneve se gjykatat shqiptare po i jepnin lirinë Gentian Dodës, i akuzuar për vrasje dhe i ekstraduar nga Amerika 5 vjet më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat