Rama bën “të lumtur” 300 fëmijë në Komsi të Matit: Unë jam me urat s’jam me kazanin

Shqipëria

Rama bën “të lumtur” 300 fëmijë në Komsi të Matit: Unë jam me urat s’jam me kazanin

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 16:26
Edi Rama

Përmes një videoje në Facebook ku tregoi urën e re për fshatin Komsi në Mat, nga e cila 300 fëmijë do të aksesojnë më lehtë shkollën, kryeministri i vendit Edi Rama dha edhe një mesazh politik.

Ai tha se dëshironte që të majtët e të djathtët të bëheshin bashkë kur ishte puna për të ndërtuar ura, ndërsa shtoi se e kundërta ndodhte në parlament, ku të gjithë i jepnin kazanit zjarr.

“Mua më vjen shumë mirë që i kemi çliruar nga gjithë ky ankth i madh gjithë ato familje dhe prindër që i kanë sjellë fëmijët për në shkollë duke bërë cirk këtu dhe është një shembull i shkëlqyer që kur në terrenin e vështirësive të problemeve, halleve, shqetësimeve, të shpresave dhe nevojave të njerëzve të jemi bashkë, të majtë dhe të djathtë të bëjmë ura. Kur pastaj jemi në parlament i japim kazanit zjarr. Unë jam me urat s’jam me kazanin”,- shprehet kryeministri në momentin e inaugurimit të urës në prani edhe të ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat