Bllokohen 250 kg peshk që tregtohej në rrugët e Korçës

Shqipëria

Bllokohen 250 kg peshk që tregtohej në rrugët e Korçës

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 19:48
Pamje nga aksioni

Ka vijuar edhe sot aksioni për goditjen e aktivitetit tregtar ushqimor jashtë standarteve higjeno-sanitare.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatë një kontrolli të rreptë në tregun e Korçës ka sekuestruar 250 kg peshk i cili tregtohej jashtë çdo kushti.

Mësohet se sasia e peshkut tregtohej nga tregtarët  maqedonas jashte kushteve higjeno-sanitare tek qytetarët korçarë.

Aksioni i AKU-së dë të vijojë edhe në zona te tjera problematike, ku tregtimi kryhet pa respektuar kushtet e higjenës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat