Shkaktoi aksidentin ku humbi jetën gazetarja 24-vjeçare, arrestohet shoferi i kamionit

Shqipëria

Shkaktoi aksidentin ku humbi jetën gazetarja 24-vjeçare, arrestohet shoferi i kamionit

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 21:24
Erinolda Isufaj

Policia e Lushnjës ka arrestuar drejtuesin e kamionit që shkaktoi aksidentin me vdekje në rrugën Lushnjë – Berat, ku humbi jetën gazetarja e emisionit “Stop” në TV Klan dhe u plagosen tre pjesëtarë të familjes së saj.

Personi i arrestuar është 41-vjeçari, Bashkim Pula, i cili tashmë ndodhet në qeli. Pula në një segment në të cilin duhej të ishte me 40 km në orë, manovroi me 60 km në orë. Frenoi kur pa makinën përballë dhe në atë kohë nga karroceria e kamionit u shkëput guri i mermerit.

Kjo manovër e gabuar shkaktoi aksidentin tragjik të shtunën në rrugën Lushnjë-Berat, pranë fshatit Çiflik. Guri ra në rrugë dhe më pas në mjetin tip “Peugeot” me të cilin po udhëtonte drejt Skraparit familja Isufaj.

Gazetarja 24-vjeçarja Erinolda Isufaj e cila ndodhej në sediljen e pasme ndërroi jetë rrugës për në spital. Kurse prindërit e saj Shkëlqim dhe Dituri Isufaj, 51 e 50 vjeçe dhe dhëndri i tyre Marko Idrizi 29-vjeç, ndodhen në spitalin e traumës në Tiranë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat