Policia arreston në Durrës një qytetar nga Deçani

Shqipëria

Policia arreston në Durrës një qytetar nga Deçani

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 09:50
ilustrim

Policia e Shqipërisë ka arrestuar një kosovar në Pikën e Kalimit Kufitar në Durrës. Arsyeja e ndalimit ishte pasaporta e falsifikuar.

“Më datë 11 nëntor 2017, rreth orës 23:50, u arrestua në flagrancë shtetasi E.H, vjeç 21, banues në Deçan-Kosovë, pasi rreth orës 22:15, në PKK Port, u kap me pasaportë të falsifikuar’’.

Kosovari do të ndiqet sipas Nenit 189 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat