PD kërkesë Ruçit: Përjashtoni për 10 ditë deputetin Pjerin Ndreu

Shqipëria

PD kërkesë Ruçit: Përjashtoni për 10 ditë deputetin Pjerin Ndreu

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 12:58
Gramoz Ruçi

Partia Demokratike i ka dorëzuar sot një kërkesë Byrosë kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, ku i kërkon përjashtimin me 10 ditë nga seancat plenare të deputetit Pjerin Ndreu.

Ndreu u përfshi në një debat dhe lumë akuzash pasi emri i vëllait të tij, Paulin Ndreu, u akuzua se pajisi me leje drejtimi për mjetet e lundrimit ish-ministrit e Brendshëm Saimir Tahiri.

Kërkesa iu dorëzua Byrosë së Kuvendit, që të merret kjo masë disiplinore ndaj deputetit. Fill pas këtyre akuzave, Nderu u përfshi në një debat të ashpër dhe me deputetin e PD-së Ervin Salianj, ku ky i fundit pretendoi se socialisti e kërcënoi.

Debati në Komision

Paulin Sterkaj: Ne mund të diskutojmë me dyer të mbyllura për çështjet teknike. Ka një çështje nën hetim dhe le t’ia lëmë Prokurorisë të hetojë dhe të mos bëjmë ne hetuesin dhe gjykatësin. Këtu nuk je në televizion, këtu je në komision, prandaj të mos zgjatemi shumë, këtu kemi të bëjmë me çështje teknike, jo me çështje politike.

Ervin Salianji: Paguhem nga taksat e qytetarëve dhe do të bëj pyetje dhe dua përgjigje. Edhe mund ta zgjasin, 3 ditë, 4 ditë, për këtë punë jemi këtu.

Paulin Sterkaj: Ti mor djalë je i karikum si bilbil mali, a m’kupton, kështu që ule i fije tempin. Mos më shif ashtu, se po më komplekson! Pa mikrofon, deputeti socialist Pjerin Ndreu e quajti deputetin Salianji provokator, duke i thënë “ti do rrahur”.

Pjerin Ndreu: Ti je provokator, se po të rrahi….

Ervin Salianji: Kujdes kur më drejtohesh mua ti! Kujdes kur më drejtohesh mua ti!
Ndreu pas sherrit: Bera shaka

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat