Manjani: Krye i pandehuri Rama po bën çmos për të harruar kanabisin apo Tahirin

Shqipëria

Manjani: Krye i pandehuri Rama po bën çmos për të harruar kanabisin apo Tahirin

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 14:13
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani akuzon kryeministrin Edi Rama se po një përpjekje për ta zhvendosur vëmendjen nga çështja e kanabisit ose për ta kufizuar atë me rastin e ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.

“Ka bërë çmos këto 10 ditë për të harruar legjitimimin e maskarallëkut të PA BARAZISË para ligjit”.

Sipas tij, pasi kanabizoi vendin dhe “Në çdo rast fajin për kanabisin e ka Saimiri! Këtë do të arrijë…”, Manjani shkruan se “faza e dytë post-kanabizim, është pastrimi i parave të drogës!”.

Posti i plotë

Ku e lamë?!Te hashashiii…

Ka bërë çmos këto 10 ditë për të harruar legjitimimin e maskarallëkut të pa barazisë para ligjit.

U zu me Grekët, me Italianët, me mediat e Kazanit, me opozitën po e po!

Prishi (virtualisht) ca shpi në Himarë; bëri Butrintin sallameri; përdori një dorëheqje të Vishos; sulmoi Prokurorinë; vuri matësa në puset e hallexhinjve; nxori qeverinë rrugëve për ti mbushur mendjen njerëzve se ka rrugë; sajoi një operacionin “Forca e ligjit” që vetëm kokat e drogës nuk i kanos dot; thirri Toni Blerin; nxori Ambasadorët (miq të tij) për të folur për ca “peshq të ngordhur”; nxori ca lidhje virtuale të Habilajve me Bashën; e ca të tjera si këto, janë veprimet e të kapurit në flagrancë në krim!

Qëllimi: të harrohet se Ai kanabizoi vendin! Të harrohet “druri i shtrembër”! Të harrohet që Rilindja vendosi hapur pabarazinë para ligjit si standart qeverisës!

Në çdo rast fajin për knabisin e ka Saimiri! Këtë do të arrijë…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat