Sërish sherr në Kuvend, Braçe: Xhaketa ime kushton 100 mijë lekë

Shqipëria

Sërish sherr në Kuvend, Braçe: Xhaketa ime kushton 100 mijë lekë

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 14:45
Foto arkiv, përplasje e mëhershme në Kuvend

Deputetët e opozitës kanë braktisur debatin në Komisionin e Ekonomisë, pas një sherri mes kryetarit Erion Braçe dhe deputetit të PD, Agron Shehaj.

Përplasja mes tyre ndodhi gjatë seancës së pyetjeve me ministrin e Financave, Arben Ahmetaj, kur deputeti Shehaj replikoi me Braçen duke i thënë se kostumi që mbante veshur nuk justifikohej me të ardhurat e tij.

Kaq ka mjaftuar që Braçe të revoltohet, duke deklaruar se xhaketën e ka qepur një sitilist shqiptar dhe se ajo nuk kushtonte më shumë se 100 mijë lekë.

Madje deputeti socialist, në acarim e sipër, i tha Shehajt se ishte i gatshëm të zhvishej dhe t’i tregonte edhe kanatieren.

Mes shkëmbimit të replikave, Braçe shkoi më tej duke e akuzuar deputetin demokrat se në biznesin që ka drejtuar deri dje, i ka trajtuar punëtorët si skllevër.

Pas kësaj ishte radha e Shehaj të shpërthente duke i kërkuar Braçes ta tërhiqte mbrapsht atë cilësim, gjë që nuk ndodhi dhe bëri që deputetët e opozitë të largohen në shenjë proteste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat