Lulishte e re për banorët e bllokut te rruga “Jordan Misja”

Shqipëria

Lulishte e re për banorët e bllokut te rruga “Jordan Misja”

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 17:44
Ilustrim

Banorët e bllokut të pallateve në fund të rrugës “Jordan Misja” kanë tashmë një shesh të ri të liruar tërësisht nga plehrat dhe mbetjet inertet të cilat kishin zaptuar këtë hapësirë.

Mjetet e pastrimit të Bashkisë së Tiranës iu përgjigjën në kohë shqetësimit të qytetarëve duke larguar këto ditë grumbullin e mbetjeve dhe duka ia kthyer atë fëmijëve.

Shumë shpejt, kjo hapësirë publike pritet që të shndërrohet një lulishte dhe një vend çlodhës për të gjithë grupmoshat dhe mbi të gjitha edhe më shumë gjelbërim për të gjithë zonën atyre.

Planifikimi, zhvillimi dhe menaxhimi i zonave rekreative, edukimi mbi biodiversitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm si edhe fuqizimi i aktiviteteve të çdo moshe me avantazhe për shëndetin dhe cilësinë e jetës kanë qenë në fokus të punës së Bashkisë së Tiranës këto dy vite. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat