65-vjeçari qëllon me çifte pulat, fqinja e trembur i bën atë që s'ia priste mendja

Shqipëria

65-vjeçari qëllon me çifte pulat, fqinja e trembur i bën atë që s'ia priste mendja

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 18:58
Ilustrim

Kërkimi i ndjesës për disa persona është shumë e rëndësishme.

Kërkimi i ndjesës për disa persona është shumë e rëndësishme. Nëse nuk e marrin atë përmes vullnetit të palës tjetër, atëherë mund ta kërkojnë edhe në rrugë ligjore. Një ngjarje e ngjashme ka ndodhur në fshatin Pinet të Ndroqit në Tiranë.

65-vjeçari me inicialet F.Ç, i bezdisur nga shpendët pranë banesës së tij ka qëlluar me çifte në drejtim të tyre, por saçmat kanë bërë rikoshet dhe kanë përfunduar në banesën e fqinjës së tij 54-vjeçare, me inicialet N.T, me të cilën kishin edhe lidhje fisnore.
Kjo e fundit e tronditur nga zhurmat ka kërkuar nga 65-vjeçari që t’i kërkojë ndjesë, por ai ka refuzuar duke thënë se nuk ka dashur ta bezdisë, pasi gjithçka ndodhi aksidentalisht. Ndodhur në këto kushte 54-vjeçarja ka njoftuar komisariatin nr.6 të policisë, të cilët kanë proceduar penalisht 65-vjeçarin me argumentin se i ka shkaktuar frikë dhe pasiguri për jetën fqinjës së tij.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut teke, kalibër 12 mm, të cilën 65-vjeçari e kishte me leje. Materialet në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale ” Prishja e qetësisë publike”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat