Deklaratë e fortë nga Basha: Shqipëria në 3 vendet kryesore të pastrimit të parave

Shqipëria

Deklaratë e fortë nga Basha: Shqipëria në 3 vendet kryesore të pastrimit të parave

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 13:12
Kreu i PD-së Lulzim Basha

Kreu i PD-së Lulzim Basha është shprehur se Shqipëria është në 3 vendet kryesore ku pastrohen paratë e pista të krimit.

Duke iu përgjigjur deklaratëve të Ramës, kryedemokrati theksoi se në 4 vite në Shqipëri nuk ka asnjë investim të huaj.

“Në mars 2017, Departamenti Amerikan i Shtetit e vendosi Shqipërinë në listën e zezë të vendeve kryesore të pastrimit të parave në botë, e quajtur zyrtarisht Lista e Vendeve Kryesore të Pastrimit të Parave. Është hera e parë që Shqipëria është përfshirë në këtë listë që përditësohet çdo vit.

E gjeni në faqen 8 të raportit për Strategjinë e Kontrollit Ndërkombëtar të Narkotikëve që Departamenti i Shtetit i dërgoi zyrtarisht Kongresit Amerikan”, u shpreh Basha gjatë deklaratës së tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat