“E fundose popullin o shoku Edi”, ja si ia kthen qytetarit Rama

Shqipëria

“E fundose popullin o shoku Edi”, ja si ia kthen qytetarit Rama

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 13:20
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme mbajti një konferencë për mediat mbi ekonominë në vendin tonë.

“Rritja ekonomike në 2018 parashikohet të jetë 4.2% ose thuajse katërfish më e lartë nga rritja 0 presje diçka që gjetëm në vitin 2013.

Në buxhetin 2018 paketa më e madhe e investimeve në historinë e vendit – Rrugë kombëtare e turistike, ujësjellës, qendra shëndetësore, shkolla e libra falas për nxënësit e fillores, më shumë financime për nxitjen e eksporteve bujqësore dhe Policinë e Shtetit e Reformën në Drejtësi.

Buxheti i vitit 2018, është hapi i parë i madh në rrugën e Shqipërisë që duam, me Shtet, Punë dhe Mirëqenie”- shkruan Rama në Facebook.

Qytetarët kanë shpërthyer në komente ku shumica prej tyre i kujtojnë kryeministrit Edi Rama se populli nuk ka bukë të hajë, ndaj shifrat s’kanë asnjë vlerë.

Pas konferencës Rama ka vendosur ti kthejë përgjigje komentuesit të cilit me tone të ashpra e ka “ofenduar” duke i thënë se po flet broçkulla.

Komentuesi: Çna duhen shifrat kur populli s’ka bukë të hajë?

Normale që rritje ekonomike do të ketë sepse po ja merr të varfërit e po ja jep të pasurit. E fundosët farë popullin o shoku Edi.

Edi Rama: O shoku Krenar keto broçkulla tregoja vetes e kujt si vetja jote fatkeqesisht mendon, po une te siguroj se populli jo vetem nuk u fundos, por po del pak nga pak nga gjendja pa shtet, pa pune, pa shprese, sepse populli o shokuKrenar nuk je ti apo kush si ty i qan hallin popullit ne ajfon duke pire kafe, po eshte ai qe punon e i rrit keto shifrat qe ty s’te thone asgje!

E di ti o shoku Krenar qe ne Shqiperi eshte rritur punesimi?! Jo s’ke nga ta dish! Po ky buxheti 2018 si eshte i mundur atehere nese populli do ishte fundosur o shokuKrenar?!

Sepse buxheti behet me te ardhura nga puna, investimet, prodhimi, jo me leket e Sudes e me filxhanet e kafes se fallxhoreve qe nxjerrin uje te zi nga goja!

Keshtu qe shoku Krenar, mos i qaj hallin popullit se ka kush i’a qan dhe me pune e vetem me pune behet Shqiperia qe duam, jo me llafe kazani e filxhani he xhan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat