Rama e dinte për përgjimet prandaj e shkarkoi Tahirin? Ja si përgjigjet kryeministri

Shqipëria

Rama e dinte për përgjimet prandaj e shkarkoi Tahirin? Ja si përgjigjet kryeministri

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 22:48
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama i ftuar në ‘Sudio e Hapur’ me Eni Vasilin ka folur ndër të tjera edhepër përgjimet në dosjen ‘Habilaj’ në të cilën përmendet ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

I pyetur nga Vasili se a ka qenë në dijeni para zgjedhjeve për këto përgjime dhe se ka qenë kjo asyejka që  e ka hequr nga posti i ministrit Rama i është përgjigjur vetëm me mimikë duke lëvizur kokën majtas-djathtas për të thënë jo.

Patentat e Tahirit në makinë të biznesmenit, flet për herë të parë Rama

Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” me Eni Vasilin në ‘News 24’ ka folur për dy patentat e Tahirit të cilat u gjetën në makinën e një biznesmeni, së bashku me një shumë 863 mijë euro.

Rama nuk ka pranuar të japë koment të drejtë për drejta për çështjen, duke ja lënë të gjitha prokurorisë.

“The që unë nuk jam prononcuar për këtë çështje, për çfarë duhet të prononcohem unë. Kjo i takon Prokurorisë dhe jo mua apo PS. Unë jam konsensuent, dhe kam thënë se është drejtësia që duhet të na thotë të vërtetën. Pas mbledhjes së grupit parlamentar, kjo çështje i takon Saimir Tahirit dhe avokatëve të tij. Për para drejtësisë nuk jemi të gjithë të barabartë kur e themi, por duhet të jemi të barabartë para asaj që bëjmë. Nuk i takon politikës që të futet në mes. Kjo nuk është detyra ime nëse do të flas për këtë, nëse ëhstë e çuditshme apo jo, apo është koincidencë apo jo,” tha Rama.

Rama e thotë për herë të parë: Pse e bëra statusin për Top Channel, komenton edhe largimin e Sokol Ballës

Rama ka folur për sulmin ndaj Top Channel-it, i cili e ka quajtur të gënjeshtërt faktin se e ka sulmuar.

Ai tha se ajo që unë kam thënë për këtë media ka qenë një keqardhje për të, ishte një ndarje shqetësimi me publikun.

“Nuk e kam sulmuar Top Channel. Nuk kam thënë ‘ish media e madhe’. Kam ekspozuar një fakt të asaj dite me një shprehje keqardhje. Nuk I ndaj në mbështetës dhe kundërshtarë kanalet mediatike. Kam qenë një moment kur është folur për lirinë e medias në ditën e shënuar që ishte edhe arsyeja e konferencës dhe u gjenda para një prove konkrete për të ndarë keqardhjen time. Asnjëherë s’do më shihni mua të fyej gazetarët” tha Rama.

Ai po ashtu foli për largimin e drejtorit të Informacionit nga ky post, Sokol Ballës. I pyetur nga gazetarja nëse këto të dyja kanë lidhje me njëra-tjetrën, Rama u përgjigj:

“Janë teori konspiracioni për të që prodhojnë mediat që unë i quaj kazan.”

Raporti me mediat, Rama: Ja kujt bumerangu i trembem

Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në ‘Neës 24’ ka folur për marrëdhënien e tij me mediat dhe gazetarët. I pyetur nga gazetarja nëse kjo është një strategji Rama tha se:

“Kur isha në shkollë, rrija në fund kur bënim gjimnastikën e mëngjesit, ai që drejtonte gjimnastikën ma bënte me gisht mua, pse nuk i bën lëvizjet si duhet pavarësisht se të tjerët ishin përgjumësh. Por është efekti i gjatësisë që të vë në qendër të vëmendjes. Ka ndryshim të madh mes kritikës dhe shpifjeve të pabazuara. Kush më njeh e di që unë stimulohem nga kritikat dhe kundërshtimet në diskutim, por kritikat ngrihen mbi ide, ndërsa balta e shpifjeve nuk është kritikë. Ka gjithnjë një moment kur duhen thëna disa të vërteta, që s’janë absolute por janë të miat. Nuk janë strategji për denigruar ndokënd, por është e vërtetë, për të cilën gjithkush ka arsyet e veta, por këto i kam dhe unë, jo vetëm ju,” tha Rama.

“Bëji një pyetje vetes, se pse ajo që thashë unë në konferencë nuk skandalizoi askënd. Nuk mendoj se ka ndonjë gjë për t’u çuditur nëse edhe kryeministri shpreh opinione. Bëni një anketim e do çuditeni, sot në opinionin publik mediat janë po aq të pabesueshme sa gjykatat, niveli më i ulët i besueshmërisë në Republikën e Shqipërisë”, tha Rama.

“Nëse unë shpreh opinionin tim, ju duhet ta merrni si opinion dhe si një të drejtë që nuk ma hiqni dot dhe nuk ma ndaloni dot. Ka vetëm një bumerang që unë i tremben janë vetëm veprimet e mia në punën që unë bëj. Bumerangu nga veprimeve të gabuara janë e vetmja gjë që mua më shqetëson”, shtoi Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat