Shefja e diplomacisë së BE-së flet për Saimir Tahirin

Shqipëria

Shefja e diplomacisë së BE-së flet për Saimir Tahirin

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 12:12
Federica Mogherini

Përfaqësuesja e lartë e diplomacisë së Bashkimit Europian Federica Mogherini, ka folur për herë të parë në lidhje me përfshirjen e mundshme të ish Ministrit Saimir Tahiri me grupin kriminal të Habilajve dhe trafikun e drogës në vend.

Gjatë konferecës mes saj dhe ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, Mogherini është pyetur nga gazetarët në lidhje me dosjen Tahiri dhe evidencën nëse votimi në parlament për moslejimin e arrestimit të Tahirit (ashtu siç parashtrohej në kërkesën e prokurorisë drejtuar kuvendit) është një provë e vullnetit të dobët politik

Mogherini u shpreh se do t’i qëndronte rregullit të saj të artë për të mos dhënë komente për ato hetime që janë ende në proces, por nga ana tjetër, shefja e politikës së jashtme në BE ka deklaruar se Evropa e trajton në mënyrë shumë serioe çështjen e kultivimit dhe trafikimit të drogës.

“Kultivimi dhe trafikimi i drogës duhet të trajtohet në mënyrë serioze. Mos komentojmë për hetimet që janë ende në vijimësi dhe nuk do të ishte e saktë për këdo që trë bënte komente për gjyqësorin. 

Trafikimi i drogës është një përparësi kyçe e BE që e ndajmë me Shqipërinë dhe është një nga elementët kyç në rrugën tonë përpara. Shoh vendosmëri dhe shoh edhe bashkëpunimin ndërmjet agjencive të zbatimit të ligjit. Shoh vullnet politik, natyrisht që duhet të shikojmë rezultate të qartë”,-tha Mohgerini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat