Tragjike në Bulqizë, minatori 20 vjeçar humb jetën në galeri

Shqipëria

Tragjike në Bulqizë, minatori 20 vjeçar humb jetën në galeri

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 13:32
Foto arkiv

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pak minuta më parë në minierën e Bulqizës.

Minatori 20 vjeçar Eduard Dama ka humbur jetën pasi mbi të ka rënë një masiv gurësh gjatë punës në zonën D.

Goditja ka qenë fatale dhe i riu ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Pak kohë më parë në të njëjtën galeri humbi jetën edhe një minator tjetër 38 vjeçar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat