Gjykim i shkurtuar për grupin ‘Xibraka’. Ja sa dënohet tani nipi i Enver Hoxhës me shokët e tij

Shqipëria

Gjykim i shkurtuar për grupin ‘Xibraka’. Ja sa dënohet tani nipi i Enver Hoxhës me shokët e tij

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 15:24
Ermal Hoxha

Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e të dënuarve të grupit ‘Xibraka’, që u arrestuan për trafik kokaine.

Kështu, nipi i diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha, do ti duhet të vuajë 6 vite e 8 muaj burg, nga 10 vite që ishte dënuar në shkallën e parë.

Ilir Hyseni, një tjetër i dënuar i grupit do të vuajë 8 vite burg, nga 12 vite që ishte dënuar më parë.

Genci Xhixha nga 13 vite, në 8 vite e 9 muaj burg

Gentian Gjonaj, nga 11 vite, në 7 vite e 4 muaj burg.

Saimir Batku, nga 13 vite në 8 vite e 9 muaj burg

Kelmend Dalipi nga 11 vite në 7 vite e 4 muaj burg

Cesar Avila, nga 13 vite në 8 vite burg

Valter Moreno, nga 13 vite në 8 vite burg

Në vendimin e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, shpallur në 11 korrik të këtij viti, të pandehurit u deklaruan të fajshëm dhe u dënuan me 104 vite burg në total.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat