Shtyhet vlerësimi i masës së sigurisë për Orest Sotën

Shqipëria

Shtyhet vlerësimi i masës së sigurisë për Orest Sotën

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 15:31
Orest Sota

Një ditë më parë Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi rivlerësimin e masës së sigurisë për 25-vjeçarin Orest Sota, por vlerësimi është shtyrë.

Shkak është bërë mbingarkesa me procese e gjyqtares Baku.

Më herët, Gjykata e Elbasanit dha masën e sigurisë arrest me burg për Orest Sotën.

Aktualisht në Prokurorinë e Krimeve të Rënda është depozituar një memo nga biznesmeni Lefter Sota, i ati i Orestit, i cili shpjegon me fatura burimin e 863 mijë eurove, si edhe bashkëpunimin mes shoqërisë “Ikona” dhe kompanisë “Kurum”.

Menjëherë pas arrestimit të 25-vjeçarit, të cilit iu gjetën në makinë edhe dy patenta lundrimi të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Lefter Sota shpjegoi se shuma e zbuluar në makinë do të lihej si garanci pranë kompanisë “Kurum” për blerje hekuri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat