PS paralajmërim të fortë: Do publikojmë provat për Klement Zgurinm, manipuloi vendimin e KQZ

Shqipëria

PS paralajmërim të fortë: Do publikojmë provat për Klement Zgurinm, manipuloi vendimin e KQZ

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 17:53
Klement Zguri

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar sërish në lidhje me kryetarin e KQZ, Klement Zgurin per te ciliin shkruan se po “zhytet” më thellë në përpjekjen për të shpëtuar kryebashkiakun e Mallakastrës Agron Kapllanajn.

Në një statusnë facebook, Balla shkruan se kjo është një vepër penale. 

"Kryetari i KQZ Klement Zguri “zhytet” edhe më thellë në llumin e stisur nga Basha&Kryemadhi për të shpëtuar kryetarin e Bashkisë Mallakastër, Agron Kapllanaj nga zbatimi i ligjit të dekriminalizimit. Vepër penale përpjekja e sotme e Zgurit për të falsifikuar vendimin e KQZ. Pak më vonë bëhen publike provat”, deklaron Taulant Balla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat