Çështja e kryebashkiakut të Mallakastrës Agron Kapllanaj ishte edhe sot temë e debatit në KQZ.
Nënkryetari i KQZ-së, njëherazi përfaqësuesi i PS-së, Denar Biba, ka theksuar se Kapllanaj duhet të shkarkohet pasi preket nga ligji i dekriminalizimit.
Por në një shkresë të mëparshme që Biba ka firmosur dhe i ka shpërndarë krerëve të lartë të shtetit për listën e personave që preken nga dekriminalizimi, emri i Agron Kapllanajt figuron tek emrat e personave që nuk janë në kushtet e ndalimit të ushtrimi të funksionit.
Referuar dokumenteve, më datë 19.02.2017, KQZ ka sqaruar se ishin 18 funksionarët të lartë, pjesa më e madhe e të cilëve deputetë, të cilët kishin deklaruar dënime në formularët e tyre të dekriminalizimit.
Por sipas shkresës së përcjell nga vetë Biba institucioneve shtetërore, dhe përfaqësive diplomatike, ata nuk ishin në kushtet e penalizmit.
Sipas shkresës së Prokurorisë së Përgjithshme, Kapllanaj ishte rehabilituar në vitin 2016, dhe për këtë arsye nuk duhej t’i hiqej mandati.