Zbulohet skandali: Ja si avokati mashtron klientin në Shqipëri

Shqipëria

Zbulohet skandali: Ja si avokati mashtron klientin në Shqipëri

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 21:11
Pamje nga video

Emisioni "Boom" ka denoncuar një rast flagrant ku shihet me zë dhe me figurë se si një avokat “zhvat” qytetarin.

Në vitin 2015 shtetasi Vladimir Vargu ka kontaktuar avokatin  Fariz Xhurxhi  në Tiranë, për shkak se djali i tij  është akuzuar për vepren penale “Vrasje nga pakujdesia’.

Gjykata e Shkallës Parë  ka vendosur  që  djali i zotit Vladimir do të vuante dënimin me 5 vite burg, ndërsa avokati Xhurxhi ka premtuar se djali do të dilte nga burgu pas një muaji, por në kembim babai duhet t’i jepte 5 milion e 200 mijë lekë. Qytetari shprehet se avokati i ka thënë se këto parq do të ndaheshin me prokurorin dhe gjykatësin.
I ndodhur në pamundësi ekonomike, Vladimiri merr kredi në dy banka dhe i dorëzon lekët avokatit. 

Gjykata e Apelit pas shqyrtimit të çështjes ka lënë në fuqi  vendimin e Shkallës së Parë, pra dënimin me 5 vite burg. Avokati jo vetëm që nuk e nxorri nga burgu për një muaj, por dënimi nuk iu ul asnjë ditë.

I ndodhur  para këtij fakti, klienti tenton për të takuar avokatin Fariz Xhurxhi,por ky  fundit nuk i përgjigjet më në telefon. Në bashkëpunim me gazetarët investigativ të  "Boom" qytetari arriti të takojë avokatin, i cili jo vetëm pranoi se kishte marrë 5 milion e 200 mijë lekë dhe nuk i kishte mbaruar punë, por i premtoi se do t’i  kthente 4 milion lekë.
 
Qytetari: Unë kam marrë kredi në bankë, kam shit furgonin e çunit dhe kam pagu bankën. Kam ardh që në orën pesë këtu. Nuk i rashë telefonit se nuk e hap, e di atë punë, nuk e hap telefonin.

Avokati: Telefoni veç llafe ka.

Qytetari: A t’i kam dhënë shoqnore?

Avokati: A i kam ra hasha? Edhe te policia si kam ra hasha i kam thënë i kam kaq milion lekë.

Qytetari: Tani problemi është këtu, çfarë do bëjmë?

Avokati: Ma thuaj ti, ça mendimi ke?

Qytetari: Unë vetëm të më bësh letrat me noter.

Avokati: Nuk është puna te noteri. I fitove ti lekët me noter?

Qytetari: Te noteri o vlla kur t’i kesh.

Avokati: Ti m'i ke dhënë pa letra.

Qytetari: Pa letra t’i kam dhënë.

Avokati: Dhe unë spo t’i bi hasha, edhe te policia kam thënë po i kom mor kaq lekë.
Qytetari: Kur diskutohet të më mbarosh punë ti mua? Djali o tu bo burgun o Fari, se i premtuam për një muaj ne.

Avokati: Po pra, është e vërtetë.

Qytetari: Prandaj mora kredi në bankë unë.

Avokati: Eshtë e vërtetë!

Qytetari: Sa pretendon me më kthy mbrapsht ti mu?

Avokati: Ti më ke dhëne  5 milion e 200 mijë lekë. Tani do ma lësh një afat ti mu dhe unë do të jap lekët.

Qytetari: Dëgjo Fari, çuni të bëjë burgun e unë të marr lekë në bankë e ti të më thuash kështu nuk më vlen. Sa ështe 20% i joti, i këtyre lekëve?

Avokati: Eshtë 1 milion.

Qytetari: Ato do mbash ti.

Avokati: Unë s’prishem as për 1 milion, as për 2 milion, as për 3 milion.Tani do bëjmë një gjë tjetër me llafe dhe s’ka mo.

Në fund të muajit korrik një milion, në fund të muajit gusht një milion, në fund të muajit shtator një milion, në fund të muajit tetor një milion. Ndryshe nuk ka mundësi vetëm me t’rrjet kot,bme t’thënë ty që t’i jap me rrejt.

Qytetari: Dakort kur të mi japësh ti, i çoj te banka unë.

Avokati: Dakort kështu?

Qytetari: Dakort.

Avokati: Letrat që i ka bë gruaja atje, m'i ke bo që ta dish.

Qytetari: Unë shkoj e heq denoncimin. Kur do fillojmë ne për t'u shly?
Avokati: Muajin tjetër, në fund të muajit korrik - gusht.

Qytetari: Në korrik me sa të vij këtu unë?

Avokati: Në fund të muajit, më 30 korrik.

Qytetari: Më 30 korrik do vij këtu.
 
 Historia përsëritet, ditën në të cilën avokati duhet që t’i kthente lekët klientit, i fik telefonin dhe nuk i përgjigjet. Gazetarja e "Boom" tenton të kontaktojë me  avokatin, cili e kërcënon se nëse i bie përsëri telefonit do të takohen në dyert e drejtësisë.

Avokati vazhdon të ushtrojë profesionin e tij i pa trazuar nga askush, ndërsa klienti  punon si minator me 2 turne çdo ditë duke u zhytur 20 metra nën tokë, për t’i shlyer bankës borxhin që mori për një shërbim që nuk iu ofrua.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat