Qeveria emëron njeriun e Arben Ndokës si drejtor porti në Shëngjin

Shqipëria

Qeveria emëron njeriun e Arben Ndokës si drejtor porti në Shëngjin

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 21:18
Ermal Pacaj dhe Arben Ndoka

Qeveria ditën e sotme ka shkarkuar nga detyra drejtorin e portit të Shëngjinit, Gjovalin Tusha, i cili e ka mbajtur këtë post për katër vite.

Ndërsa, në vend të tij, ka emëruar Ermal Pacajn, kryetar i FRESSH për Lezhën.

Pacaj është i njohur si nga njerëzit e afërt të ish-deputetit socialist, Arben Ndoka, të cilin ambasadori amerikan e ka përmendur si një nga zyrtarët më të lartë të kapur nga krimi dhe korrupsioni.

Lidhur me deklaratën e ambasadorit Donald Lu, reagoi edhe Ndoka përmes një shënimi në ‘Facebook’, duke thënë se në politikë është futur për të ndihmuar njerëzit.

Nga ana tjetër, kryetari i FRESSH-it dhe njëkohësisht drejtori i ri i portit të Shëngjinit, deklaratën e bërë nga Ndoka në Facebook, e ka shpërndarë në rrjetin e tij social.

Mirëpo, ku nuk është postimi i vetëm. Nëse kundron me vëmendje postimet e bërë nga Ermal Pacaj në profilin personal në ‘Facebook’, vë re një mbështetje shumë të fortë ndaj ish-deputetit Ndoka.

Në një tjetër postim që mban datën 30 qershor, Pacaj e krahason ish-deputetin Ndokaj me një personazh të njohur të letërsisë botërore, me Zhan Valzhanin e Viktor Hygojt.

“T’gjithe e njohim dhe e duam Valzhanin e Hygoit, personazhi i vepres monumentale “Te Mjeret”, te cilin Zhaveri e hetoi, e ndoqi dhe e luftoi, por nuk e mundi dot. Dhe me te njejten babezi si te Zhavierit , te padrejtet ne emer te drejtesise, hajdutet ne emer te ndershmerise dhe politika ne t’pa emrin e saj e luftuan edhe Benin”,- shkruan Pacaj në Facebook.

Me shumë gjasa qeveria e kryeministrit Edi Rama ka vendosur që të sfidojë hapur ambasadorin amerikan, duke vënë në pikat kyçe të shtetit njerëz të afërt me persona që vetë Lu, i ka akuzuar si të inkriminuar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat